LAJMI I FUNDIT:

Heronjtë e Uellsit kthehen në shtëpi, pritje madhështore (Foto)

Heronjtë e Uellsit kthehen në shtëpi, pritje madhështore (Foto)

Më shumë se 100 mijë tifozë kishin mbushur rrugët e Kardifit në Uells duke përshëndetur heronjtë e tyre, të cilët kaluan çdo parashikim në Euro 2016.

Tifozët kishin mbushur të gjithë rrugën ku ka kaluar autobusi mbi të cilin qëndrojnë Gareth Bale, e lojtarët e tjerë të Uellsit.

Uellsi, jashtë çdo pritshëmërie, arriti deri në gjysmëfinale të Euro 2016, ndërsa u eliminua nga Portugalia pas humbjes 2-0.


Megjithatë ishte një arritje e cila zor se do të përsëritet më nga kjo kombëtare, që lojtarin kryesor kishte padyshim Gareth Bale.

uellsi 2 uellsi 3