LAJMI I FUNDIT:

Heroic dhe BIG kanë fituar ndeshjet e para në turneun ESL Pro League CS:GO

Heroic dhe BIG kanë fituar ndeshjet e para në turneun ESL Pro League CS:GO

Tashmë kanë filluar edhe ndeshjet e grupit B në turneun ESL Pro League, ku 32 skuadra garojnë për një grup çmimesh prej 850.000 dollarësh.

Dita ka nisur me ndeshjen ndërmjet Heroic dhe Movistar Riders, ku fitues doli ekipi danez me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Martin ‘stavn’ Lund me paraqitjen e tij fantastike në të dyja mapat e ndihmoi ekipin e tij drejt fitores, me 45 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.72.


Ndërsa ekipi gjerman BIG ka fituar në derbin ndaj ekipit amerikan Complexity, edhe pse ishin duke humbur 0-1 me mapa, arritën të rikthehen në dy të fundit për ta fituar ndeshjen me rezultat 2-1.

Në këtë ndeshje lojtari më i dalluar ishte lojtari i ri i BIG Marcel ‘hyped’ Kohn me 65 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.25.

Për momentin janë duke u zhvilluar edhe dy ndeshje tjera në kuadër të grupit B, FURIA dhe Imperial po përballen në derbin brazilian, ndërsa SAW eshte duke luajtur ndaj MOUZ. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Ndërkombëtare
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Premier League
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori