Me miratimin e projektligjit për pagat, është krijuar një hendek i madh mes pagave në sektorin publik dhe atij privat. Sipas njohësve të ekonomisë është e vështirë të bëhet një balanc duke e pasur parasysh papunësinë e madhe. Ndërkaq nga pushteti aktual thuhet se është një iniciativë për zgjidhjen e kësaj çështje.
Ndryshimet në ligjin për pagat i cili u votua para disa ditësh në Kuvendin e Kosovës kanë krijuar një hendek mes sektorit publik dhe privat. Megjithatë profesori i ekonomisë Sejdi Rexhepi, thotë se kushtet e punëtorëve duhet të inspektohen, e balancimin i këtyre sektorëve është i vështirë për shkak të papunësisë së madhe.
“Bizneset duhet t’i paguajnë punëtorët në bazë të performancës dhe kushteve që përcakton kërkesa. Mirëpo, tek ne performanca dhe kërkesa e tregut deformohet për shkak të papunësisë së madhe. Dhe meqë ka papunësi të madhe, oferta e punës është shumë e madhe, prandaj edhe shpërblimi deformohet”, deklaroi Sejdi Rexhepi.
Rexhepi po ashtu shton se Sindikata e këtij sektori privat duhet të ndërmarrë veprime të guximshme në mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Ndërkaq deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci, e cila po ashtu është pjesë e Komisionit për Buxhet dhe Financa, thotë se qeveria duhet të krijoj politika të veçanta për të mbështetur bizneset, në mënyrë që të ndikoj edhe tek pagat e punëtorëve.
“Është e rëndësishme që të kemi politika të mirëfillta, të cilat e e mundësojnë zhvillimin e vendit, ku me anë të këtyre politikave dhe subvencioneve do të krijohej edhe mundësia e arritjes së mirëqenies për të gjithë qytetarët”, deklaroi deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci.
Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj tha se është një iniciativë që të zgjidhet çështja e pagave dhe e problemeve të tjera në sektorin privat.
“Ky është lajm i keq për sektorin privat, por ne urgjentisht duhet të sjellim një ligj për sektorin privat. Këto ditë është një iniciativë që të sillet një ligj për çështjen e pagave në sektorin privat”, kishte deklaruar deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj.
Ky projektligj ka ngjallur pakënaqësi të mëdha edhe përbrenda punonjësve në sektorin publik. Disa sindikata madje i kanë bërë thirrje presidentit Thaçi që të mos e dekretojë një ligj të tillë./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Kronika nga minuta 20:05 në videon e mësipërme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës