Një helikopter turistik me gjashtë persona u përplas në një fushë lave në Havai, duke lënë dy pasagjerë në gjendje kritike.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pesë pasagjerë vendosën të bëjnë një turne me helikopter për të eksploruar ishullin e madh.
Por më pas helikopteri thuhet se u rrëzua pak para orës 17:30 (sipas kohës lokale – të mërkurën) teksa fluturonte mbi Kau, lagjen më jugore të Big Island.
Reaguesit e urgjencës nxituan në fushat ku helikopteri u rrëzua dhe filluan përpjekjet për rikuperim.
NEW: Photos from Hawaii County show tour helicopter crash in lava field near South Point on Big Island – 6 people on board taken to the hospital, including pilot who was initially trapped @KITV4 pic.twitter.com/3V5ymDzxDy
— Tom George (@TheTomGeorge) June 9, 2022
Dy nga pasagjerët janë gjetur në gjendje kritike ndërkohë që raportet fillestare nga rrëzimi sugjeruan se të gjithë pasagjerët e helikopterit u dërguan në spitalet aty pranë.
Sipas zyrtarëve, piloti ishte bllokuar në rrënojat dhe shpëtimtarët duhej “të gërmonin” për të kryer një nxjerrje nga aty.
Është e paqartë bazuar në raportet fillestare se çfarë shkoi keq gjatë fluturimit, përkatësisht cili ishte shkaku i aksidentit. /Telegrafi/