LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Rexhep Mala e Nuhi Berisha ndezën shkëndijat e dritës që asnjëherë nuk u shuan

Haziri: Rexhep Mala e Nuhi Berisha ndezën shkëndijat e dritës që asnjëherë nuk u shuan

 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, kryesuesen e Kuvendit, ushtarakët e  FSK-së, Policisë së Kosovës, institucioneve të drejtësisë dhe me familjen Mala e Berisha, kanë ndezur flakadanin e “Flakës së Janarit 2019”.

Haziri, ka thënë se këtë vit “Flaka e Janarit” i përkushtohet sikur çdo sesion tjetër heronjve, dëshmorëve dhe të rënëve në luftën për liri, e posaçërisht të rënëve në janar, siç është Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

“Janë këta dy kryengritës të mëdhenj që na mësuan se si fitohet liria dhe të drejtat. Ata nga një ‘istikam’ në “Lagjen e Trimave” në Prishtinë, bënë rezistencën e madhe patriotike dhe ndezën shkëndijat e dritës që asnjëherë nuk u shuan. Rënia e tyre gjithmonë do të kujtohet me lavdi dhe shpirti i tyre është dritë e pashtershme për të jetuar e vepruar të lirë në Republikën e Kosovës. Bashkërisht do të vazhdojmë tutje që ta realizojmë idealin e tyre që shqiptarët të kenë të drejtat dhe të jenë të bashkuar e të barabartë me popujt tjerë në Ballkan, Evropë dhe në Botë”, ka thënë Haziri.


Ai, gjithashtu, ka potencuar se ky Flakadan për herë të parë në këtë edicion po ndizet pran shtatoreve të dy heronjve, duke pohuar se edhe në të ardhmen do të ndizet në këtë vend.

Pas fjalës së tij kryetari Haziri ka ftuar dy familjet Mala e Berisha që të bëjnë ndezjen e dy flakadanëve në shenjë të rënies heroike të Rexhep Malës e Nuhi Berishës.

Përndryshe, Komuna e Gjilanit në këtë manifestim kulturor mbarëkombëtar, ka të parapara aktivitete në fusha dhe dimensione të ndryshme në art dhe kulturë në përgjithësi, për të nderuar veprën dhe kauzën e dëshmorëve e heronjve të rënë ndër vitesh në trojet shqiptare, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori