LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Kurti nuk është i gatshëm për të negociuar, vetëm bisedon për dialog

Haziri: Kurti nuk është i gatshëm për të negociuar, vetëm bisedon për dialog

Albin Kurti nuk po negocion, por thjesht po bisedon në takimet e tij në Bruksel mbi dialogun Kosovë-Serbi, tha për Euronews Albania Lufti Haziri, nënkryetar i LDK-së.

“Po i mbahet qëndrimit të shprehur në Prishtinë që takon, bisedon por nuk është i gatshëm ende për të negociuar dhe takimi sot e konfirmoi”, u shpreh tutje Lufti Haziri.

Lufti Haziri tha se dialogu duhet të vihet në vijë dhe se deri tani palët nuk po diskutojnë për substancën dhe përmbajtjen e dialogut, por kanë ngecur ende te formati i tij.


“Ka biseda lidhur me formatin dhe agjendën për dialog, për jo substancë”, tha Lufti Haziri.

Ai shtoi se “palët janë ende në nivele populiste, sesa duke u marrë me substancën e problemit”.

Albin Kurti sot në takimin e tij me Vuçiç në Bruksel, ka dalë me një dokument me gjashtë pika, për të cilin Haziri tha se është përtej agjendës së pritur në Kosovë. Ai sqaroi se te ky dokument kërkohet që Serbia të përballet me të kaluarën e saj, në mënyrë që të ndërtohet procesi për të ardhmen.

Por, për nënkryetarin e LDK-së, nëse vazhdohet të diskutohet në këtë frymë në Bruksel, atëherë po shkohet në një drejtim që nuk ka fund.

Gjithsesi, për Lufti Hazirin takimi i sotëm Kurti-Vuçiç ka prodhuar marrëveshje që të fillohet të punohet për dialog më tej, mirëpo ai shtoi se “duket se palët janë marrë vesh për të mos u marrë vesh”.


Në trend Lajme

Më shumë
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

Kalo në kategori