LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Kufiri i vitit 1956 zgjidh problemet Kosovë-Serbi

Haziri: Kufiri i vitit 1956 zgjidh problemet Kosovë-Serbi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur sot sërish për temën që ka të bëjë me korrigjimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë, në kuadër të finales së dialogut ndërmjet dy vendeve në Bruksel.

Në parim, Haziri ka thënë, në një intervistë për RTK, se është pro korrigjimit të kufijve, duke e parë këtë si mundësi ideale për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Haziri është deklaruar kundër protestave, por ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që barrën e kësaj çështjeje ta marrë Kuvendi i Kosovës.


Iniciativën e partive opozitare për seancën të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Haziri ka thënë se e vlerëson si ridefinim të asaj që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës duhet ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij, faza finale e normalizimit dhe e arritjes së marrëveshjes dypalëshe duhet të vendoset nën kontroll të Kuvendit.

Haziri thotë se çfarëdo iniciative tjetër, përveç dialogut ndërmjet subjekteve politike në Kuvend, duke aluduar në protesta, do të shkojë në dëm të vendit.

“LDK’ja është udhëheqëse e procesit, të ndryshimit të agjendës, që i bie zgjedhje para dialogut. Natyrshëm, ne pretendojmë që dialogu duhet të zhvillohet në një legjislaturë te re dhe një qeveri të re, si rrugë e vetme në të cilën Kosova në të ardhmen mund të kalojë”, ka thënë Haziri.

“Sa i përket çështjeve të tjera, ne jemi parti institucionale, ne nuk kemi kërkuar asnjëherë zhvendosjen e temave prej institucioneve, rruga nuk është zgjidhje, qofshin ato protesta të opozitës, qofshin ato qytetare, të çfarëdo natyre qofshin, sepse mund të prodhojnë efekte të tjera”, është shprehur nënkryetari i LDK’së.

Haziri ka thënë se është koha e fundit për arritjen e një konsensusi të gjerë politik, këtu ai përmend rezultatet e ekipeve të unitetit në Rambuje dhe në Vjenë.

“Mungesë e madhe politike, deficit i madh politik në Kosovë, është mungesa e konsensusit. Ndoshta ky konsensus nuk është arritur as në Maqedoni, as në Shqipëri, as në vendet e tjera. As në Serbi. Këto tri vende nuk kanë konsensus. Por, kjo nuk duhet të shkaktojë komoditet. Ne duhet të bëhemi shembull i mirë, që problemet e përbashkëta të Republikës t’i zgjedhim me konsensus të brendshëm, në mënyrë që në tavolinën e negociatave ta kemi shumë më lehtë. Përfaqësimi sa më unik, sa më konsensual, në dialogun për normalizim me Serbinë, natyrisht që pala e Kosovës është shumë më e fuqishme”, është shprehur ai.

Sidoqoftë, moment ideal Haziri ka thënë se e sheh zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke vlerësuar se ka një ndërkombëtarizim dhe një ndërgjegjësim për këtë çështje.

“Unë mendoj se kufiri i vitit 1956 është kufiri i cili i zgjidh problemet e shqiptarëve të Kosovës, dhe të serbëve të Serbisë. Një ridefinim i kufijve në zonën juglindore, që fillon në Gjilan, në pikën Stançiq, e përfundon në Istog”, është shprehur ai.

“Por, LDK edhe më tutje e ruan parimin e tërësisë territoriale, dhe sovranitetit, sipas vitit 1974, duke vlerësuar se prekja e kufijve jep efekt domino në Maqedoni dhe Bosnjë e Hercegovinë”, ka shtuar Haziri.

“Por, ky nuk është temë që neve na takon. Për Maqedoninë le të kujdesen maqedonasit, shqiptarët e Maqedonisë dhe popujt që jetojnë në Maqedoni. Për Bosnjën e Hercegovinën le të kujdesen popujt që jetojnë atje, dhe partenrët e tyre”, ka thënë ai.

Kosova duhet ta gjejë një rrugë që të zgjidhet problemi, ka vlerësuar Haziri. “Problemi i shqiptarëve dhe i serbëve është problem territorial”, ka theksuar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori