LAJMI I FUNDIT:

Haziri kërkon nga Qeveria rishikimin e vendimit për lëvizjen e lirë të shqiptarëve të Kosovës Lindore

Haziri kërkon nga Qeveria rishikimin e vendimit për lëvizjen e lirë të shqiptarëve të Kosovës Lindore

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka takuar sot kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Haziri ka shprehur shqetësimin e tij për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës që pengon lëvizjen e qytetarëve të Kosovës Lindore në Republikën e Kosovës

“Takim vëllazëror me kryetarin e Komunës së Bujanocit, mikun tim Nagip Arifi.


Diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit mes nesh, në veçanti për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Bujanocit e Kosovës Lindore, në kohën e masave anti-Covid-19 në Kosovë.

Vendimi i qeverisë për futjen e vëllezërve tanë të Kosovës Lindore në Republikën e Kosovës duhet të rishikohet në mënyrë urgjente.

E falënderoj mikun tim, Nagip Arifi për  bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për angazhimin e madh për fuqizimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore!”, tha nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Për masat e fundit të Qeverisë ku për t’u futur në Kosovë kërkohen tri doza të vaksinës anti-COVID, ka pasur reagime të shumta edhe nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori