Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar zhvillimet e fundit globale por edhe ato që lidhen edhe me dialogun Kosovë-Serbi.
Haziri përmes një shënimi në Facebook ka thënë se duhet analizuar efektet negative të përplasjeve mes aktorëve global që prekin edhe vendin tonë.
“Sulmi i Iranit ndaj Izraelit përbën një situatë të re dhe gjendje lufte. Marrëdhëniet Kinë e Korea e Veriut po avancohen. Po ndërtohet boshti i të keqes. Lufta në Ukrainë me krejt tragjedinë e saj po vazhdon. Duhet të dënohet por të shihet sa keq po ndikon në Ballkan dhe për ne”.
I dyti i LDK-së ka thënë se duhet t’i gëzohemi faktit që rol në dialog pos treshes evropiane ka marrë edhe kryeministri Rama.
“Tashmë formati i dialogut në Ballkanin Perëndimor, ku prioriteti i parë është Kosova dhe Serbia, nuk është vetëm nën kujdesin e treshes së BE-së Scholc-Macron-Meloni, por edhe kryeministri Rama nga regjioni ynë ka marr rol kritik. Kjo ka rëndësi të madhe dhe duhet t’i gëzohemi”.
Ai ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e takimit Kurti – Macron në formatin që i pari i Elizesë u takua me Vuçiqin.
“Problemi mbetet që takimi i Presidentit Macron me homologun serb ka ndodhur dhe për herë të parë nuk kemi takim të kryeministrit Kurti në këtë format”.
Ai ka goditur në mënyrë indirekte Kurtin duke thënë se
“Roli i SHBA-së dhe aleateve është demostruar me forcë para 25 vitesh. Luften e kemi fituar por sot paqen e kemi rrezikuar vetë ne. Ata që kanë harruar këtë, le ta shohin një pjesë të saj sot se çka do të thotë miqësi e përhershme me SHBA-të, të cilët e mbrojnë aleatin në çdo kohë dhe me krejt kapacatetet. Koha me pa drejt e krejt çka po ndodhë me Republikën tonë!”, ka shkruar Haziri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit