LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Dialogu nuk do të fillojë e as nuk do të mbarojë pa LDK-në

Haziri: Dialogu nuk do të fillojë e as nuk do të mbarojë pa LDK-në

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri thotë se qeveria aktuale e udhëhequr nga Ramush Haradinaj nuk ka legjitimitet.

“Nuk kemi legjitimitet të plotë, nuk arritëm me krijuar unitet, nuk arritëm me i liberalizu vizat”, tha Haziri në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.

Thotë se duhet caktuar një datë për zgjedhje para se partia e udhëhequr nga Isa Mustafa të bëhej pjesë e ekipit të unitetit.


Haziri ka thënë se pa LDK-në dialogu as nuk do të nis e as nuk do të përfundojë.

“ Dialogu ende nuk ka nis. Ai edhe nuk do të nis pa qenë edhe LDK pjesë e saj, po ashtu ky dialog nuk do të përfundojë pa LDK-në”.

“Ne jemi në këtë pozitë ku legjitimiteti është parësor për neve. Deputetët tanë nuk janë numra por përfaqësues të qytetarëve”, tha Haziri.

“Nuk mund t’i falim legjitimitet PAN-it jo vetëm për shkak të sjellës së tyre të keqe”, tha ai.

Thotë se kryetari i Kuvendit Kadri Veseli nuk ka kredibilitet për t’i ftuar në ekipin e unitetit.

“Procesi i thirrjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshëm në këto rrethana është tejkaluar. Ne mund të merremi vesh për një datë të hershme të zgjedhjeve dhe jo zgjedhje pas 30 ditësh’, tha Haziri.

Tha se presidenti aktual Hashim Thaçi është negociatori i vetëm në emër të shtetit të Kosovës.

“Negociatori i vetëm në emër të shtetit tonë është presidenti i cili ka marrë edhe mbështetjen formale të presidentit amerikan”, tha Haziri.

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori