LAJMI I FUNDIT:

Haziri: 20 vjetët e lirisë, janë themel i gjakut të dëshmorëve

Haziri: 20 vjetët e lirisë, janë themel i gjakut të dëshmorëve

Në 20-vjetorin e lirisë, Komuna e Gjilanit ka nisur shënimin e dhjetëra aktiviteteve duke filluar me seancën solemne, parakalimin e policisë, Njësitit të Zjarrfikësve, rojeve të pyjeve, mantelbardhëve, performancës së nxënësve të shkollës se arteve pamore, të nxënësve të shkollës së muzikës e të parashkollorëve.

Sipas njoftimit për media, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi ka uruar qytetarët, ka thënë se 20 vjetët e lirisë janë themel i gjakut të dëshmorëve.

“20 vjet lirie, festë e gëzim, por, në të njëjtën kohë, janë 20 pritje, mundësi më të mirë për jetë dhe përpjekje për ta çuar atë amanet, dëshirë dhe atë kërkesë të njerëzve tonë përpara. Në qytetin tonë, jemi krenarë me diversitetin kulturor, etnik, fetar e politik. Kjo neve na bënë të dallueshëm prej të tjerëve sepse jetojmë në tolerancë të plotë. Ju ftoj që të festojmë bashkë të gjithëve deri të shtunën në mbrëmje. 20 vjetët e lirisë janë themel i gjakut të dëshmorëve. Lavdi e përjetshme dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të kombit. Urime 20-vjetori i lirisë”, ka thënë Haziri.


Të enjten në ora 10:30 bëhet ndarja e çmimeve “Agim Ramadani”, “Idriz Seferi” dhe “Hanumshahe Abdullahu- Zymberi” tek zyra e kryetarit, kurse në ora 11:00 mbahet ngjarje e leximit dhe recitimit për 20-vjetorin jubilar të ditëve të çlirimit në Bibliotekën e Qytetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori