Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, është shprehur i sigurt për mundësinë e formimit të qeverisë nga koalicioni PAN, duke thënë se shumë shpejt do të bëhen publike aderimet në PAN të disa deputetëve të partive tjera, që kanë siguruar ulësen në Kuvend.
Ai tha se këta deputetë të ardhshëm jashtë koalicionit PAN, kanë shprehur gatishmërinë ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër të vendit, por edhe të aderojnë në këtë koalicion
“Ajo ka mund të them tani për tani është që jam thellësisht i bindur që Ramush Haradinaj do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Pasi që tanimë janë siguruar numrat për një gjë të tillë. Disa deputetë jashtë koalicionit tonë kanë shprehur gatishmërinë që ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër, por edhe disa të tjerë shumë shpejt do të aderojnë në këtë koalicion. Dhe kjo do të bëhet publike nga krerët e koalicionit, por njëherë po e presim certifikimin e rezultateve”, ka thënë Haxhiu në “Kontakt” në Tribuna Channel.
Ai foli edhe për mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje ta bëjë formimin e qeverisë, duke thënë se kjo nuk do të mund të arrihet kurrë nga këta të fundit
Haxhiu ka folur edhe për mundësinë që në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Nëntor koalicioni PAN t’i hyjë garës përsëri të bashkuar.
Duke shtuar se nëse ekziston ky vullnet, atëherë mund të ketë bisedime për një gjë të tillë.
“Nëse e shohim të udhës për ta bërë një gjë të tillë, atëherë edhe në zgjedhjet lokale të Nëntorit mund të shkojmë të bashkuar – nëse jo ën të gjitha komunat, atëherë në disa prej tyre mund ta kemi kandidatin e përbashkët” shtoi Haxhiu.
Kurse, sa i përket asaj se a është ende NISMA për Kosovën pjesë e PAN-it, Haxhiu u shpreh se ka pasur një keqkuptim te qytetarët, pasiqë NISMA asnjëherë nuk ka shprehur dëshirë për të qenë jashtë koalicionit – por jashtë grupit parlamentar të koalicionit
“NISMA është brenda koalicionit me neve, të jesh jashtë grupit parlamentar është diçka tjetër, që ata kanë vlerësuar që është më e mirë për ta dhe është respektuar nga të gjithë ne. Mirëpo ajo ka është e rëndësishme është që koalicioni po ecën shumë mirë dhe deri më tani jena treguar të palëkundur” tha Bekim Haxhiu. /Gazeta Tribuna/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë