Haxhiu i kundërpërgjigjet Konjufcës: LDK është paraziti e VV skizofrenia e Kosovës

Pas deklarimeve të Glauk Konjufcës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku e kualifikoi Qeverinë Haradinaj me terma mjekësor, ka ardhur edhe reagimi i parë nga PDK-ja.
Deputeti Bekim Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, i është kundërpërgjigjur Glauk Konjufcës po ashtu me terma mjekësore.
Pstimi i plotë i Haxhiut:"Pasi qe Glauku bëri sot një gjysmë kualifikim të partive politik me terme mjekësore, po ia përshkruaj ekzakt vlerësimin për partitë politike me terme mjekësore: Për skenën politike të Kosovës: – PDK është truri dhe vaksina; – LDK është paraziti; – LVV skizofrenia; ndërsa – AAK me Ramush Haradinajn është sistemi lokomotor i Kosovës. B.H." (sic), ka shkruar Haxhiu.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































