LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Jemi duke punuar për hartimin e kurrikulave për trajtimin e dhunuesve

Haxhiu: Jemi duke punuar për hartimin e kurrikulave për trajtimin e dhunuesve

Misioni i OSBE-së në Kosovë publikoi sot Udhëzuesin për punë efektive të mekanizmave koordinues komunal kundër dhunës në familje.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se janë duke punuar për hartimin e kurrikulave, që për bazë ka trajtimin e dhunuesve.

“Është jadhtëzakonisht e rëndësishme përgjegjësia nga të gjitha institucionet kur bëhet fjalë për të drejtat e vajzave dhe grave…Ne jemi duke punuar për hartimin e kurrikulave për trajtimin e dhunuesve. Në kuadër të fushatës të 16 ditëve të aktivizimit ne kemi lansuar kurrikulën për trajtimin e dhunuesve. Kemi ofruar ndihmë juridike falas për vijtimet e dhunës, pavrësisht gjendjes socio-ekonomike të tyre. Për herë të parë, buxheti për strehimoret është shumë më i madh se herëve të kaluara”, tha Haxhiu.


Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport deklaroi se presin që gjatë vitit të ketë një Ligj të ri për Dhunën në Familje. Ai tha se çdo lloj forme e dhunës në familje reflekton në pushtetin mes burrave dhe grave.

“Është shumë me rëndësi të theksohet theksi që e kemi vën në këta udhëzues, sepse është me rëndësi që janë të qasshme për të gjithë ata që kanë nevojë t’i përdorin. Dhuna në familje është fenomen i të gjitha vendeve tona dhe kryesisht ndikon te gratë dhe vajzat dhe kanë ndikim shkatërrimtar në komunitete. Nuk mund të tolerojmë krime të tilla më. Kryerësit e dhunës në familje duhet të përballen me drejtësi. Është shqetësuese se në Kosovë, rastet e raportuara të dhunës në familje janë në rritje”, tha ai.

Më tej, ai shtoi se këta udhëzues do të ndihmojnë institucionet gjegjëse dhe të njëjtit janë zhvilluar përmes një vlerësimi që është bërë paraprakisht.

Ndërsa, ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot tha se ka hapa prapa të gjendjes së grave në botë.

“Të drejtat e abortimit mohohen dhe për këtë arsye është duke u bërë punë në parlamentin francez, ku po synohet ndryshimi i kushtetutës…. pse po e financon Franca këtë projekt? Franca ka traditë të gjatë për angazhimin e të drejtave të njeriut. Të drejtat e grave dhe vajzave janë prioritet për ne. Kështu që vetëm pak vende në botë kanë diplomaci feministe”, tha diplomati francez.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori