Haxhinasto vizitë dyditore në Gjermani

Gjatë qëndrimit në Gjermani, Haxhinasto, përveç bisedimeve me homologun e tij gjerman, do të zhvillojë takime me kryetarin e Komisionit të Bundestagut për çështjet e BE-së, Gunther Krichbaum, me deputetë gjermanë, si dhe me këshilltarin e kancelares Angela Merkel, për Çështjet e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Christoph Heusgen.
Në fokus të bisedimeve do të jenë çështje të marrëdhënieve dypalëshe, të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, të bashkëpunimit në kuadrin shumëpalësh, si dhe çështje të rajonit.
Gjatë kësaj vizite, ministri shqiptar do të marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme, ku do të mbajë një fjalim me temë: "Shqipëria, Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian". /Telegrafi/




















































