Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës ka folur në lidhje me vizitat e fundit që kryeministri ka bërë nëpër komunat e Kosovës.
“Si vizitat e vitit të kaluar nëpër komuna, edhe këtë vit, por edhe vizitat e kryetarëve të gjitha janë në funksion të koordinimit të politikave të përgjithshme të qeverisë me qëllim të forcimit të zhvillimit ekonomik”, tha ai.
Për vizitën e Mustafës në regjionin e Dukagjinit e sidomos në Pejë, Havolli tha se ai asnjëherë nuk u pyet për cështjen e Demarkacionit sepse sipas tij kjo cështje tashmë është qartësuar.
“Qytetarët që kanë qenë aty nuk e kanë përmendur këtë cështje, fokusi ka qenë në zhvillimin ekonomik. Kur gjërat sqarohen në mënyrë të drejtë prej të gjitha komisioneve edhe atyre ndërkombëtar, natyrisht që edhe shqetësimet e tyre shkojnë duke u qartësuar”.
Havolli ka thënë se vizitat e tij nuk kanë të bëjnë me ndonjë fushatë të mundshme për zgjedhje të parakoshme si dhe sipas Havollit është vetëm rastësi pse këto vizita po kryhen në këtë kohë e jo në kohën e protestave të opozitës.
“Këto vizita kanë qenë edhe vitin e kaluar, gjithë këto vizita kanë qenë pa marrë parasysh situatës e përgjithshme politike, nëse i referohemi opozitës ato natyrisht që e përqojnë mesazhin tek qeveria, e cila i ka adresuar. Njëra ndër vizitat më domethënëse kanë qenë në Vushtrri, Obiliq që ka ndodhur para protestës e cila më vonë është anuluar”, tha ai.
Por ai ka thënë se edhe pse Mustafa dhe ministrat e kabinetit të tij qeveritar disa kohë më parë janë “sulmuar” nga përkrahësit e opozitrëve, ata prapë se prapë kanë dal në terren. Mirëpo ai e pranon se tashmë situate është më e mirë.
“Tash është një situatë më e këndshme, sepse po zhvillohet një bisedë edhe me bizneset. Është situatë më e këndshme kur i sheh reflektimet e politikave ekonomike”.
Havolli nuk e ka përjashtuar edhe kryeqytetin në vazhdën e vizitave që Mustafa po bënë në komunat e Kosovës.
“Mund të vizitohet një ditë edhe Prishtina. Ne edhe vitin e kaluar kemi pasur takim me udhëheqësin e Prishtinës për disa projekte”.
Për zbulimin më të madh gazetaresk “Panama Papers” dhe përfshirjen e mundshme të politikanëve kosovarë, Havolli ka thënë se nuk di më shumë se sa informatat që i ka marrë në media.
“Nuk ka ndonjë informacion për përfshirjen e Kosovës, ne i kemi të njëjtat informata që i keni edhe ju. Nuk do të ketë ndonjë rast që ndërlidhet me zyrtarët e qeverisë së Kosovës”, tha Havolli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës