LAJMI I FUNDIT:

Havolli dhe ambasadori Rohde flasin për luftimin e korrupsionit në Kosovë

Havolli dhe ambasadori Rohde flasin për luftimin e korrupsionit në Kosovë

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, priti në takim njoftues Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Gjatë këtij takimi, Havolli e njoftoi ambasadorin Rohde për mandatin ligjor dhe fushëveprimin e AKK-së përfshirë këtu edhe progresin e arritur në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.

“Me theks të veçantë në takim u diskutua edhe për iniciativat për ndryshimet dhe plotësimet e kornizës ligjore të AKK-së për në forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, kontrollin dhe deklarimin e pasurisë si dhe parandalimin e konfliktit të interesit në institucione publike.


Në takimin e përbashkët,  ambasadori Rohde theksoi se vlerëson punën e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe konfirmoi mbështetjen e Ambasadës së Gjermanisë në sundimin e ligjit dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e përbashkëta kundër korrupsionit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori