LAJMI I FUNDIT:

Hawaii, në prag katastrofe – pritet të goditet nga uragani më i madh në 26 vite

Hawaii, në prag katastrofe – pritet të goditet nga uragani më i madh në 26 vite

Pjesët më periferike të uraganit Lane kanë prekur tashmë pjesë të ishullit kryesor të Hawait, me reshjet e dendura të shiut që kanë nisur prej mëngjesit të së enjtes, duke shkaktuar rrëshqitje dherash dhe duke kërcënuar për përmbytje dramatike, ndërkohë që stuhia e kategorisë së katërt po lëviz në mënyrë të frikshme gjithnjë e më afër shtetit Aloha.

Syri i stuhisë, e cila pritet të bëhet e para kaq e madhe që prek tokën në këtë shtet në 26 vitet e fundit, pritet t’i afrohet gjithnjë e më shumë ishullit kryesor, ose mbi tokën e tij mesnatën e së enjtes dhe të premtes, sipas Qendrës së Uraganëve të Paqësorit Qendror.

Uragani mund të rezultojë kaq shkatërrimtar, sa guvernatori i Hauait, David Inge u ka bërë thirrje banorëve të marrin masa për magazinimin e ushqimeve dhe ujit të pijshëm për të paktën dy javë.


“Hawai pritet të preket rëndë nga uragani Lane. Çështja është sa rëndë?”, tha administratori i Agjencisë federale të Menaxhimit të Emergjencave, Brock Long, këtë të enjte.

Qendra e stuhisë, me erëra që mund të arrijnë deri në 210 km në orë, ndodhej në Paqësor, rreth 205 milje detare në jugperëndim të qytezës Kailua-Kona, të ishullit të madh, rreth orës 8 të mëngjesit (16 pasdite me tonën).

Rrëshqitjet e dherave janë një shqetësim më vete, pasi 25-76 cm shi parashikohet të bjerë gjatë fundjavës, ndërkohë që edhe deri më tani ka pasur rrëshqitje në ishullit kryesor.

Waikiki Beach and Diamond Head Mountain in Honolulu, Oahu Island, Hawaii

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori