LAJMI I FUNDIT:

Hasi në ariun e zi, kanadezit 7-vjeç nuk i trembet syri – pamjet bëjnë xhiron e botës

Hasi në ariun e zi, kanadezit 7-vjeç nuk i trembet syri – pamjet bëjnë xhiron e botës

Historia e djaloshit 7-vjeçar Huxley i cili në mes të ditës hasi në ariun e zi në lagjen ku ai jeton në Kanada, ka bërë xhiron e botës.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet ariu duke iu afruar djaloshit, por që 7-vjeçari arrin të ruajë qetësinë dhe ta shikojë drejt në sy kafshën egër – duke mos iu trembur fare syri.

Për fat të mirë, vogëlushit i doli në ndihmë fqinji i cili para tërë ngjarjen dhe intervenoi për të parandaluar më të keqen, transmeton Telegrafi.


Fqinji i Huxley iu afrua ariut dhe filloi t’i ngrit në ajër duart – duke e detyruar të vrapojë në drejtim të veturave, e këtë e vazhdoi derisa u fut thellë në pyll.

E ekspertët e kafshëve të egra, rekomandojnë që nëse hasni në ndonjë ariu në rrugë – duhet t’i mbani duart lartë siç veproi edhe fqinji i vogëlushit.

Banorët e qytetit Prince George së fundmi janë “takuar” me një numër të madh të arinjve të zinj, raporton CBC Canada.

Në një bisedë për Inside Editicion, e ëma e vogëlushit, Britney tha se ndihet krenare me veprimet e të birit e në veçanti me trimërinë që e shfaqi para kafshës.

“Mendoj se në ato momente edhe të rriturit do të pushtoheshin nga paniku. Kjo nuk ndodhi me birin tim”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Virale
Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Fun
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Fun
Kalo në kategori