Hasi hap kampionatin me Anderlechtin

Anderlechti ka arritur të fitojë sot ndaj Club Brugge me rezultatin minimal 1-0 duke e ngushtuar diferencën me rivalët për titull me një pikë.
Skuadra e drejtuar nga Besnik Hasi e ka mbyllur pjesën e parë në barazim pa gola, ndërsa një gol në minutën e 61-të nga talenti Yuri Tielemans vendosi takimin.
Në këtë mënyrë çështja e titullit kampion hapet sërish, dhe Anderlechti pret tashmë një hap fals të Club Brugge për t’u shpallur kampion edhe këtë sezon, që nuk është se ka qenë më i miri, dhe shpesh herë skuadra së bashku me Hasin janë kontëstuar.
Fitimi i titullit do të rikthente sërish dashurinë mes Hasit e tifozëve, të cilët kërkojnë ta shohin ekipin e tyre gjithmonë kampin.
Por përveç Anderlechtit dhe Clubb Brugge tani në garë është edhe Gent që ndodhet katër pikë larg kreut. /Telegrafi/


















































