LAJMI I FUNDIT:

“Hashim Thaçit asnjëherë nuk i pret sakica në një vend!”

“Hashim Thaçit asnjëherë nuk i pret sakica në një vend!”

Shefi i Grupit Parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, “asnjëherë nuk i pret sakica në një vend”.

Sipas tij, gjatë “bisedimeve teknike” me Serbinë, Hashim Thaçi, në cilësinë e kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, bëri përpjekje që së bashku me kryeministrin e asaj kohe të Serbisë, Ivica Daçiqin të marrin çmimin Nobel për Paqe.

“Të gjithë e dimë se në të njëjtën mënyrë siç dështuan ‘Bisedimet Teknike’, dështoi edhe përpjekja për të marrë çmimin Nobel për Paqë!”, ka shkruar Sherifi në Facebook.


Duke ironizuar, ai ka shtuar se “përmes ndryshimit të qëndrimeve të veta, nga ‘Përmbyllja e dhembshme e fazës finale të dialogut me Serbinë’ në të ashtuquajturin ‘Korrigjim të Kufirit pa i lëvizur aspak kufijtë’(!), Hashim Thaçi, në cilësinë e Presidentit të Kosovës, mund të shpresojë të krijohet enkas për të një çmim i ‘Njeriut që asnjëherë nuk i pret sakica në një vend!’” /Telegrafi/