LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Vaksina kundër COVID-19 është e sigurt, presim që në janar të arrijë në RMV

Hasani: Vaksina kundër COVID-19 është e sigurt, presim që në janar të arrijë në RMV
Foto: Alsat

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani në një intervistë për Alsat, deklaroi se autoritetet shëndetësore në vend presin që në janar në të arrijnë vaksinat e para kundër Covid-19.

Ai tha se është biseduar me disa vende, të cilat mund të sigurojnë vaksinat për Maqedoninë e Veriut.

““Shpresat janë që në janar, pas takimit të fundit që pati ministri i Shëndetësisë në Bullgari tash ditën e sotme. Shpresat janë që në janar do të vijnë dozat e para të vaksinës. Në të njëjtën kohët është biseduar edhe me Greqinë edhe me Poloninë, vende të cilat mund të na sigurojnë vaksina”, deklaroi Hasani.


I pyetur nëse vaksina është e sigurt, ai i siguroi qytetarët se vaksina anti-covid është e sigurt dhe se paraqet fjalën e fundit të teknologjisë në mjekësi.

“Unë jo që besoj, unë jam i bindur se vaksina do të jetë efektive. Bëhet fjalë për një teknologji që për herë të parë është zbatuar në dy nga tre vaksinat të cilat presim që të zbatohen. Për herët të parë prodhohen këso vaksina në të cilat është zbrazur e gjithë dija e gjithë shkenca të cilën e kemi studiuar këto vitet e fundit”.

“Në nivelin molekular dhe në nivelin gjenetik veprohet që të identifikohet një formë që të na e rrisë imunitetin direkt kundër kësaj. Ne flasim për injektim të gjeneve, ose hipotetikisht injektim të një gjëje që do të prodhojë një gjë tjetër që quhet “S proteinë” që do ta mobilizojë organizmin që të reagojë kundër virusit”, tha mes tjerash Hasani.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori