LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Rusia është rreziku më i madh i së tashmes pasi flasin për paqe por veprojnë me tanke

Hasani: Rusia është rreziku më i madh i së tashmes pasi flasin për paqe por veprojnë me tanke

Ministri për Evropë dhe Punë të jashtme të Shqipësirë, Igli Hasani në Samitin e 30-të të OSBE-së, ka thënë se rreziku i botës dhe penguesi i zhvillimit të OSBE-së është Rusia.

“Unë jam i lidhur shumë me OSBE-në dhe për këtë mund të them se kjo organizatë është në krye të detyrës, përballë sfidave të përbashkëta të botës. Ne së bashku duhet të përballemi me sfidat e së ardhmes, por për tu përballur me këto sfida, duhet të njohim dhe të kundërshtojmë sfidat e tanishme. Rusia është rreziku më i madh i së tashmes, duke përfshirë këtu edhe mbledhjen e sotshme. Ata kanë nisur dhe kanë provokuar luftë ilegale dhe agresion ndaj Ukrainës. Duke penguar punën tonë si OSBE, dhe duke rrezikuar sigurinë në botë. Rusia ka arritur edhe sot të bllokojë organizatën tonë, duke bllokuar aksionet e përbashkëta për të bërë OSBE-në më të përkushtuar përballë sfidave” tha mes tjerash Hasani.

Ai gjithashtu ju drejtua edhe personalisht Ministrit të punëve të jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, duke i thënë se mesazhet e tij të mëhershme janë kontradiktore me veprimet e shtetit të tij.


“I dëgjojmë fjalët e njejta nga Rusia si në vitin 1956, 1968, 2008, 2014, 2022, dhe veprimet e Rusisë janë të njejta, duke dërguar tanket, si atëherë edhe vitin e kaluar. Duke kundërshtuar këtë praktikë, sfidat tjera mbeten pa u përballë dhe për këtë mbi 1 miliardë qytetarë mbeten në mëshirë të fatit” tha Hasani.

Hasani kërkon njohjen e Kosovës në Samitin e OSBE-së: Meriton karrigen e saj këtu
Lexo po ashtu Hasani kërkon njohjen e Kosovës në Samitin e OSBE-së: Meriton karrigen e saj këtu

“Për të siguruar bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit, Serbia duhet të njoh Kosovën. Kosova dhe siguria e Ballkanit duhet të jetë temë e kësaj tavoline dhe në të gjithë forumet tjera në të ardhmen. OSBE këtë herë ka bërë një hap të vogël drejt gjetjes së zgjidhjes për paqe, dhe para nesh është një sfidë e madhe dhe së bashku mund të gjejmë gjuhën e bashkëpunimit dhe sigurisë” përfundoi Hasani.

Ndaj fjalimit të Hasanit nuk pati ndonjë reagim nga ministri i jashtëm rus, por pati aprovim nga përfaqësuesi i Ukrainës, i cili ishte edhe afër përfaqësuesit të Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori