“E gjithë shtëpia është e ngjyrosur me ngjyrat e klubit Flamurtari - kuq e zi. Fanellat si kujtim nuk janë vetëm të miat, por edhe të djemve të mi që gjithashtu janë futbollistë”, thotë Hasani, shkruan sot “Koha Ditore”.

E me futboll pos Agimit merren edhe tre djemtë e tij, Fidani 27-vjeçar, Korabi 24-vjeçar dhe Rezarti 16-vjeçar. Dy të fundit vazhdojnë t'i mbrojnë ngjyrat e klubit të zemrës për familjen Hasani - Flamurtarit, kurse Fidani bën karrierë në klubin e futbollit Gjilani.


“Edhe pse luaj në Gjilan, Flamurtari gjithmonë do të jetë në zemrën time. Madje, edhe në Kinë po të luaj dashuria do të jetë e njëjtë. Sa herë që kam mundësi edhe nga afër shkoj e shoh Flamurtarin. Por kur nuk kam mundësi të jem i pranishëm, pyes vëllezërit apo babanë tim”, thotë Fidani.

Flamurtari për Agimin dhe fëmijët e tij është një pjesë e pandashme e jetës së tyre. 

telegrafi sport app