Me miliona euro harxhohen për çdo vit në Maqedoni për dasma, shkruan gazeta KOHA.

Edhe përkundër shkurtimit të mjaft riteve të vjetra si dhe kursimeve në shpenzimet e dasmës të imponuara nga kriza ekonomike, prapëseprapë dasmat janë ceremoni tradicionale, për të cilat mjaft familje futen edhe në borxhe të mëdha, vetëm e vetëm për të organizuar një dasmë, për të mbledhur farefisin, por edhe shoqërinë e gjerë për të celebruar kurorëzimin e çiftit të ri.


Harxhimet e dasmave varen nga numri i mysafirëve të ftuar, kostoja për ushqimin që mund të shkojë edhe deri në 50 euro për menytë më të shtrenjta, harxhimet për yjet, etj.