Rrëzimi i aeroplanit të mallrave të postës së shpejtë DHL në afërsi të aeroportit të Vilniusit të hënën, bombat që së fundmi që frikësuan banorët e Londrës, nga sheshi Euston, aeroporti Gatwick e deri të ambasada amerikane, janë vetëm disa nga tentativat e Rusisë për të filluar luftën e fshehtë me Perëndimin, shkruan Telegraph.
Madje dronët që janë parë duke fluturuar mbi bazat ajrore amerikane në Britani të Madhe dhe shpërthimi i armëve në fabrikat e municionit në Wales në prill, vetëm sa kanë përshkallëzuar situatën.
Kabllot e telekomunikimit që u këputën në Detin Baltik në fillim të këtij muaji, sulmet me zjarrvënie përfshirë ato të bizneseve ukrainase në Leyton në lindje të Londrës në mars të këtij viti, ndërhyrja në operatorët hekurudhor në Çeki, janë tregues i qartë, janë raste e tjera të regjistruara, transmeton Telegrafi.
Dëmet në satelitë dhe pengimi, shkaktoi ndryshime në programet televizive në të gjithë Evropën. Sulmuesi i vrarë në Spanjë në shkurt, tentimvrasje e drejtorit ekzekutiv të kompanisë gjermane që merret me prodhim armësh, nuk janë raste të izoluara.
Dhjetëra incidente tjera të ngjashme ndodhën – derisa Perëndimi mbështet Ukrainën, derisa Rusia ka rritur veprimet e sabotazhit nëpër Evropë dhe më gjerë – duke ndjellë ndjenjën e pasigurisë në kontinent që nga Lufta e Ftohtë.
Shërbimet e sigurisë tashmë kanë dhënë alarmin. “Ne duhet të presim të shohim akte të vazhdueshme agresioni këtu në shtëpi”, tha drejtori i përgjithshëm i MI5, Ken McCallum në një fjalim muajin e kaluar.
“GRU [shërbimi i inteligjencës ushtarake të Rusisë] në veçanti është në një mision për të krijuar kaos në rrugët britanike dhe evropiane: ne kemi parë zjarrvënie, sabotim dhe më shumë. Veprime të rrezikshme të kryera në rritje”, shtoi ai.
Është, tha ai, një “fushatë e bashkërenduar” që kërkon një “përgjigje të fortë dhe të qëndrueshme”.
Këtë javë, Bruno Kahl, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, tha se “masat hibride” ruse vetëm rrisin “rrezikun që NATO përfundimisht të konsiderojë thirrjen e klauzolës së saj të mbrojtjes reciproke [neni 5]”.
Dhe në një fjalim të përbashkët me homologun e tij francez të premten, Sir Richard Moore, shefi i MI6 – i njohur si “C” – foli për “boshtin moralisht të falimentuar të agresionit” të mbikëqyrur nga Vladimir Putin.
“Kohët e fundit kemi zbuluar një fushatë jashtëzakonisht të pamatur të sabotazhit rus në Evropë, edhe pse Putini dhe bashkëpunëtorët e tij i drejtohen goditjeve bërthamore, për të mbjellë frikë për pasojat e ndihmës ndaj Ukrainës dhe për të sfiduar vendosmërinë perëndimore për ta bërë këtë”, tha ai.
Por, “siguria jonë – britanike, franceze, evropiane dhe transatlantike – do të rrezikohet”, shtoi Sir Richard për perspektivën që Putini ta reduktojë Ukrainën në një shtet vasal.
“Kostoja e mbështetjes së Ukrainës është e njohur mirë, por kostoja e mosbërjes së kësaj do të ishte pafundësisht më e lartë”, shtoi ai. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës