LAJMI I FUNDIT:

Harta e rrallë italiane e shekullit XVII që shfaq rajonin e Lezhës

Harta e rrallë italiane e shekullit XVII që shfaq rajonin e Lezhës

Studiuesi Artan Shkreli, në profilin e tij në Facebook ka publikuar një hartë të rrallë italiane. Hartës së shekullit XVII nuk i dihet autori. Ndërkaq, aty paraqitet me detaje Lezha dhe rrethinat e saj.

Dokumenti ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Francës (Bibliothèque Nationale de France, département Cartes et plans, GE D-17186) dhe është përgatitur në shkallën pak a shumë 1:30.000, në një fletë të vetme me dimensione 280×425 mm.

Shkreli beson që autori mund të ishte qenë një klerik vendas, meqë vërehen dy mikrotoponime në gjuhën shqipe: “Vadimolin” (Vau i mullinit) të cilën autori e përkthen “cioe, Passo di Molini” dhe ca me poshtë: “Uraechenetez” (Ura e Kenetës), “Ponte di p…”.


Didaskalia thotë: “Alessio, castello ove morí Scanderberg, flagello dell’ Imperio Ottomano” – Lezha, pra kështjella ku vdiq Skënderbeu, kamzhik për Perandorinë Osmane. Ndaj, duket se “autori, në militantizmin e tij, më tepër se një njoftim enciklopedik, ka dashur të përkujtojë rezistencën e paharruar të arbërorëve, duke e shkrirë emrin e Lezhës me atë të Skënderbeut”, thotë Shkreli. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Qyteti më i vjetër në botë!

Qyteti më i vjetër në botë!

Kulture
Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Kulture
Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
DUKE FOLUR ME NJË MJELLMË

DUKE FOLUR ME NJË MJELLMË

Fjala+
Politika dhe gjuha angleze

Politika dhe gjuha angleze

Analiza
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Kalo në kategori