LAJMI I FUNDIT:

Harta e Evropës, sipas pikturave (Foto)

Harta e Evropës, sipas pikturave (Foto)

Një përdorues i rrjetit social Reddit, “Halfabluesky”, është zbavitur duke e bërë hartën e Evropës duke i caktuar çdo shteti veprën e tij më të rëndësishme.

Duke nisur nga Perëndimi, gjetja duket më e lehtë sepse veprat e zgjedhura janë tepër të njohura. Portugalia ka “O Fado” nga José Malhoa, Spanja “Guernican” nga Pablo Picasso, Italia natyrisht me “Xhiakondën” nga Leonardo da Vinci.

Duke shkuar në drejtim të veriut mund të dallohet: “Impresioni, lindja e diellit” nga Claude Monet, në Holandë “Vajza me vëthin prej perle” nga Jan Vermeer, në Austri “Puthja” nga Klimt. Ende më në veri, në Gjermani, është “Rruga mbi detin e mjegullt” nga Caspar David Friedrichnei dhe në vendet skandinave, në Norvegji është “Ulërima” nga Munch.


Në vendet e Lindjes detyra është më e vështirë: Në Hungari gjejmë “Peshkatarin e vjetër” nga Tivadar Csontváry Kosztka, “Karrocën me qerre” për Rumaninë të piktorit Nicolae Grigorescu dhe në Rusi “Vjeshta e artë” nga Isaak Levitan.

Shqipëria duket se përfaqësohet me “Shën Mërinë” e Onufrit. Serbia përfaqësohet nga “Malazezi i plagosur” i Paja Jovanoviqit. Fatkeqësisht, në këtë hartë Kosova nuk figuron si shtet. /Shqiptarja/Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Napoleoni dhe trojet shqiptare

Napoleoni dhe trojet shqiptare

LEHJA E TMERRSHME

LEHJA E TMERRSHME

Poezi
Banda e grave që kërcënoi Londrën për dekada

Banda e grave që kërcënoi Londrën për dekada

Historia e vrasjes së Çerçiz Topullit

Historia e vrasjes së Çerçiz Topullit

Kulture
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

Kulture
Kalo në kategori