LAJMI I FUNDIT:

Harta e Ballkanit është e përkohshme, kufijtë janë artificialë

Harta e Ballkanit është e përkohshme, kufijtë janë artificialë

Leonid Reshetnjikov, drejtori i Institutit për Kërkime Strategjike në Rusi ka folur për çështje të ndryshme të së ardhmes së Ballkanit.

“Presioni i Perëndimit ndaj Serbisë do të shtohet gjithnjë ndërsa ne, bashkë me ju duhet të presim ndonjë befasi. Perëndimi nuk do të qetësohet për aq kohë sa Serbia nuk tregon së paku elementin më të vogël të pavarësisë. Nëse bëhen si Rumania, Bullgaria apo Shqipëria, do të ulet presioni. Serbia do të ndahet, të cilët dëshirë kanë për qëllim ta realizojnë edhe në Rusi, por vetëm se ne jemi shumë më të mëdhenj, dhe e kanë problem ta arrijnë”, vlerëson Reshetnjikov në një intervistë për ‘Novosti’, transmeton lajmi.net.

“Ne mbrojmë interesat e popullit serb për aq sa ata vetë e mbrojnë. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, nuk do ta bëjmë as ne. E dimë që Perëndimi nuk është objektiv ndaj Serbisë, nuk është as ndaj Rusisë. Qëllimi i tyre është i caktuar, ta nënçmojnë Serbinë dhe ta obligojnë të jetojë me ligjet e Perëndimit”, ka thënë Reshetnjikov.

I pyetur nëse ka mundësi të marrë kartonin e BE-së duke negociuar me Kosovën në Bruksel, njëkohësisht pa humbur të drejtat mbi Kosovën ai është përgjigjur se një gjë e tillë është e pamundshme, transmeton lajmi.net.


“Kjo është e pamundshme. Perëndimi ka sjellë një vendim të prerë, ka krijuar një pseudo-shtet dhe nuk ka arsye për ta ndryshuar këtë qëndrim, ndërsa e gjithë kjo është bërë për ta dobësuar Serbinë. Duke rrezikuar pranimin e kësaj, Serbia do të merrte trenin që të çon në humnerë. Aspak nuk po e kuptoj ngarkesën që me çdo çmim të shkohet në BE, tash kur është në krizën e thellë. Nuk është kriza greke vetëm e Greqisë, ajo është krizë e madhe për BE-në. Nuk kuptoj çka po kërkojnë maqedonasit dhe serbët duke hyrë në BE? Që i njëjti tërmet nesër të ndodhë edhe te ju”, ka vazhduar ai

A do ta zhbllokojnë aleatët e Kosovës hyrjen në OKB?

Do të përpiqen që ta bëjnë në çdo mënyrë. Do të tentojnë ta “ndajnë” pozicionin e Serbisë. Të pranohet ajo në këmbim të hyrjes në BE. Derisa, e gjitha varet nga Serbia. Nëse ajo pranon atëherë as Rusia nuk mund ta kundërshtojë.

Ndërkaq, i pyetur nëse Rusia do ta përdorte veton për hyrjen e Kosovës në OKB nëse Serbia nuk kërkon një gjë të tillë, ai ka thënë se Rusia nuk do ta bënte një gjë të tillë.

“Nuk do ta bënte. E gjitha varet nga Serbia”, ka thënë ai

Kufijtë e Ballkanit nuk janë definitiv

Edhe nëse të gjithë do të donim stabilitet, këto kufij janë të përkohshëm sepse janë artificiale të imponuara nga jashtë, në dëm të popullit serb. Ai është i ndarë, ashtu si edhe ai rus. Jashtë Rusisë jetojnë 25 milionë rusë dhe për këtë arsye edhe po zhvillohet konflikti në Rusi, sepse edhe atje janë kufij artificial. Të tilla mund të qëndrojnë për një kohë, sepse nuk mund të ndahet një popull në mënyrë artificiale. Populli gjerman ka qenë i ndarë, dhe çfarëdo që kemi menduar për të, ata ia kanë dalë të bashkohen. Ashtu edhe populli serb, si një njeri që ia lidh duart dhe ai përpiqet që të ikë. Ky nuk është një proces që përfundon për një ose dhjetë vjet, por është e pashmangshme që do të përfundojë.

Si, në mënyrë diplomatike?

“Ajo është më e dëshirueshmja, por si do të jetë në të vërtetë, askush s’mund ta thotë. Kush do ta parashikonte para tre vitesh se do të ndodhin kësi gjëra në Donbas? Lufta për bashkimin e nacionalitetit dhe pavarësi zakonisht nuk është e qetë. Por, ndodh edhe në mënyrë të qetë, si në rastin e Gjermanisë”.

Fati i “Republika Srpska”-s

Para një jave jam nderuar me njërin prej titujve më të mëdhenj të “Republika Srpska”-s, Dekoratën Njegosha, dhe në emër të rusëve të nderuar kam thënë se duhet të paraqesim forcat patriotike të Rusisë duke bërë gjithçka për të mbrojtur të drejtat dhe mundësitë e kësaj republikë. Por, para se gjithash, e gjitha varet nga serbët. Nëse ata do ta mbrojnë fuqishëm pozicionin e vet, as Amerika as Gjermania nuk do të mund ta thyejnë atë.

Ata po mendojnë që me presion do t’i trembin kundërshtarët, ndërsa kur hasin në rezistencë të plotë, tërhiqen. Duhet të kujtohet car Llazari dhe nuk duhet frikësuar. Zoti nga ne nuk kërkon fitore, vetëm trimëri. Ai vendos kush do të fitojë. Car Llazari ka festuar një akt heroik. Jo atë që ka fituar ose humbur në beteja, por Zoti ka kërkuar nga ai që të flijohet për popullin e tij.

Disa nga këto fjalët tua do të bënin thirrje për tu kthyer në të kaluarën, kanë zë të konflikteve të pashmangshme. Si mendoni për një rrugë tjetër, me konferenca ndërkombëtare, bisedime?

Ajo rrugë është e obliguar, por problemi është se pala tjetër nuk po i bindet në mënyrë të drejtë. Jemi dëshmitarë të kësaj në dekadat e fundit. Vijnë në bisedime, nënshkruajnë ndonjë marrëveshje dhe pastaj vazhdojnë me të veten. Bosnja është krijuar si e qetë në një konferencë të qetë por konflikti rrezikohet të ndodhë përsëri.

Si duhet të kuptohen kërcënimet e Shtetit Islamik për Ballkanin, kanë ardhur me video-mesazh?

Është një kërcënim real. Islamistët ekstrem në këtë rast Shteti Islamik në institutin tonë pranohet si produkt i SHBA-ve i krijuar për ta luftuar Sirinë, por që ka dalë jashtë kontrollit. Derisa IS ka prioritete tjera derisa lufton atje, për ata Serbia nuk është aq e rëndësishme, ata e kanë bërë këtë kërcënim sepse u konvenon.

Ndërsa lidhur me kërcënimin në videon e njëjtë për presidentin e SHBA-ve, Barack Obamën ai ka thënë se për të dhe për amerikanët është e lehtë, sepse janë larg. Zakonisht, sipas tij kërcënimet ndaj amerikanëve nuk janë serioze. /lajmi.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

Politikë
Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow

Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow

Lajme
“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane

“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane

Lajme

"Nëse ke diçka, qite", Çitaku fton Kusari-Lilën që t’i publikojë dëshmitë nëse dikush ka shkuar në vilën e Radoiçiqit

Lajme
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Konflikte familjare e rreth 8 mijë viktima, çfarë përmban Ligji 7501, për të cilin Sali Berisha tha se është penduar

Konflikte familjare e rreth 8 mijë viktima, çfarë përmban Ligji 7501, për të cilin Sali Berisha tha se është penduar

Lajme
Kalo në kategori