I harruar në ligën amerikane – Bojan Krkic shënon euro gol te Montreal Impacti nga afro 30 metra
Bojan Krkic duket se ishte i harruar nga tifozët e futbollit, mirëpo ai është rikthyer me një euro gol.
Lojtari me pasaportë spanjolle e ka filluar edicionin në Major League Soccer në mënyrë më të mirë të mundshme, duke shënuar gol nga një distancë afro 30 metra.
Edhe pse Montreal Impact humbi 4-1 kundër New York Red Bulls, Krkic tregoi edhe një herë se klasi i qëndron ende në këmbët e tij.
Skuadra që drejtohet nga legjenda Thierry Henry kaloi në epërsi qysh në minutën e katërt me golin e spanjollit, mirëpo nuk arritën të mbanin epërsinë.
Vendasit më pas shënuan katër gola, për t’i marrë kështu tri pikë mjaftë të vlefshme në këtë edicion të ri të MLS. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























