Harroni iPhone 11, zbulohet iPhone-i pasardhës i tij (FOTO)

A është Apple duke ndërruar gjërat? Pas dizajnit të shëmtuar të iPhone 2019 të kompanisë tani një raport vërtet zbulon se Apple po projekton një iPhone shumë të ndryshëm, të cilin miliona njerëz do ta dëshirojnë.
Faqja kryesore kineze Global Times jep lajmin që Apple do të lansoj një iPhone të ri buxhetor që largon Face ID në favor të një sensori Touch ID të gjurmëve të gishtave në ekran.
Telefoni informohet se do të lansohet së pari në Kinë, por ka potencial të dalë në mbarë botën.
Pak detaje tjera dihen për këtë iPhone në këtë fazë, por burimi i Global Times thotë se motivimi për telefonin është të "kursejnë shpenzimet" ndërsa luftojnë për të fituar pjesën e tregut kinez.

Ky veprim do të kishte kuptim. Global Times vëren se mbi 85% të tregut kinez i takon telefonave me çmim nën 580 dollarë.


















































