LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj vlerëson rolin e psikologëve

Haradinaj vlerëson rolin e psikologëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, të udhëhequr nga Ilir Havolli, kryetar, me të cilët bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në të gjitha fushat, posaçërisht në arsim dhe shëndetësi.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj është njoftuar nga përfaqësuesit e shoqatës për punën, të arriturat dhe sfidat e kësaj shoqate, në të njëjtën kohë para kryeministrit të vendit ata shfaqën kërkesat e tyre për nevojën e gjithëpërfshirjes së psikologëve në të gjitha segmentet e jetës publike.

Haradinaj ka shprehur vullnetin  e tij dhe të Qeverisë së vendit për përkrahjen e vazhdueshme të të gjithë sektorëve, dhe në veçanti për sektorin shëndetësor dhe atë të arsimit, duke vlerësuar se roli i psikologut është i rëndësishëm në mbarëvajtjen e procesit arsimor dhe edukativ.


“Jemi të përkushtuar për avancimin e rolit të psikologëve në shoqërinë tonë dhe nuk do të rreshtim së punuari për përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme dhe trajtimin dinjitoz të profesionistëve të cilët ofrojnë shërbime direkte për qytetarët e vendit”, tha kryeministri Haradinaj, duke u premtuar atyre ndërmarrjen e hapave për përshpejtimin e procedurave për themelimin e Odës së Psikologëve të Kosovës e cila garanton gjithëpërfshirje në jetën publike dhe institucionale.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Shoqatës së Psikologëve, vlerësuan angazhimin e kryeministrit Haradinaj, duke thënë se mbështetja e Qeverisë është e nevojshme për rritjen e cilësisë dhe përmirësimin e shërbimeve të cilat në fokus kanë qytetarin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori