Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qëndruar në Senatin Amerikan, ku ka takuar Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst.
Në këtë takim Haradinaj ka biseduar për aktualitetin politik në Kosovë dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Fillimisht, kryeministri Haradinaj e ka falënderuar Senatoren Ernst për mbështetjen e pa rezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në veçanti të shtetit të Iowa-s dhënë Kosovës, në të gjitha periudhat e shtetndërtimit, të zhvillimin ekonomik dhe demokratik të vendit.
Haradinaj e ka njoftuar Senatoren Ernst për progresin e Kosovës, prioritetet e Qeverisë, për sundimin e rendit dhe ligjit, për hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në krijimin e një klime të favorshme për zhvillimin e biznesit, për përmbushjen e Agjendës së Konsolidimit ndërkombëtarë të vendit dhe reformave të gjithanshme në funksion të përmirësimit dhe të rritjes së mirëqenies sociale për qytetarët e Kosovës.
“Marrëdhënia bilaterale që Kosova e ka me shtetin e Iowa-s, është dëshmia më e mirë e miqësisë së përjetshme që Kosova e ka me ShBA-të. Jemi falënderues për përkrahjen që kemi nga populli dhe institucionet amerikane. Ky raport duhet të intensifikohet me bashkëpunimin bilateral në fushën e arsimit dhe ekonomisë”, tha Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj me këtë rast, ka ripërsëritur kërkesën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë të përfshira në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, deri në arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht obliguese për të dy vendet, e cila do t’i kontribuonte paqes dhe stabilitetit në rajon.
Duke vënë theksin në fushën e zhvillimin ekonomik, kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka krijuar ambient të përshtatshëm për investimet e huaja direket, ka miratuar Ligjin për Investime Strategjike, ka krijuar zona të lira ekonomike në të gjithë vendin.
“Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për krijimin e Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane dhe investimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të mirëseardhura në Kosovë”, tha kryeministri Haradinaj.
Duke iu referuar vizitës së fundit në Kosovë të një delegacioni nga Iowa, Haradinaj tha se janë arritur marrëveshje bashkëpunimi në shumë fusha, si në ekonomi, biznes, arsim dhe në projektet e binjakëzimit dhe kjo është dëshmi e mirë se partneriteti strategjik ndërmjet dy vendeve tona është i një rëndësie të veçantë për Kosovën.
Senatorja, Joni Ernst, gjatë takimit me kryeministrin Haradinaj ka përgëzuar atë dhe institucionet e Kosovës, për të arriturat dhe përkushtimin e tyre në avancimin e agjendës euroatlantike të Kosovës. Ndërkaq, shprehu besimin e saj të plotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojnë mbështetjen e Republikës së Kosovës në të gjitha fushat zhvillimore, poashtu edhe në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi