LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Me vetëm 7% rritje reale ekonomike falë remitencave, me deficitin tregtar mbi tre miliardë euro, kjo qeveri nuk sjell asnjë shpresë

Haradinaj: Me vetëm 7% rritje reale ekonomike falë remitencave, me deficitin tregtar mbi tre miliardë euro, kjo qeveri nuk sjell asnjë shpresë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka takuar deputetët e partisë, kryetarët e komunave dhe udhëheqjen e partisë, për të diskutuar rreth dinamikave buxhetore.

Në një postim në Facebook, tha se Aleanca po i sheh me shqetësim dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë aktuale, veçanërisht në dështimin e tyre që vendit t’i ofrojnë investime kapitale apo pako zhvillimore.

“Dinamikat buxhetore në nivel qendror dhe komunal ishin temë e diskutimit në takimin me deputetët, kryetarët e komunave dhe udhëheqjen e partisë. Aleanca po i sheh me shqetësim dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë aktuale, veçanërisht në dështimin e tyre që vendit t’i ofrojnë investime kapitale apo pako zhvillimore, që ka shkaktuar situatë të rëndë ekonomike e sociale. Me vetëm 7% rritje reale ekonomike, kryesisht falë remitencave, me deficitin tregtar mbi 3 miliardë euro, rritjen enorme të çmimeve, kjo qeveri nuk sjell asnjë shpresë për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve”, tregoi Haradinaj.


Tutje theksoi se nga kryetarët e komunave ku udhëheq AAK, treguan se gjatë gjatë 100 ditëshit të parë të udhëheqjes, kanë treguar dinamizëm të lartë në qeverisje.

“Në anën tjetër, komunat që udhëhiqen nga AAK, gjatë 100 ditëshit të parë të udhëheqjes, kanë treguar dinamizëm të lartë në qeverisje dhe janë shembull i mirë i qeverisjes në nivel vendi”.

Sipas Haradinajt, Qeveria e Kosovës sa më parë duhet ta ndryshojë dhe ta përshtat me kushtet e reja makroekonomike, kornizën afatmesme të shpenzimeve dhe të fillojë rishikimin e buxhetit.

“….duke ridestinuar mjetet që nuk do të mund të realizohen, përfshirë dhe për Ligjin e Pagave, e jo të keqpërdoret buxheti për qëllime populiste e elektorale”, përfundoi ai, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
Kalo në kategori