LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj tregon arsyet pse e ka tërhequr nga Kuvendi platformën për dialog

Haradinaj tregon arsyet pse e ka tërhequr nga Kuvendi platformën për dialog

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka treguar se ka tërhequr platformën për dialog që Qeveria e ka dërguar në Kuvend për shqyrtim.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj tha se këtë e ka bërë për shkak se ka vërejtur një interesim të madh të forcave politike si në Parlament e edhe jashtë tij.

“Me i dhënë kohë atij debati dhe mos me kriju thyerje mes grupeve politike, e kemi tërheq platformën për bisedimet me Serbinë. Me këtë i japim kohë spektrit politik grupeve parlamentare që të vij me idetë e tyre, propozimet e tyre. Kosova ka nevoje me gjet formulën e një përfaqësimi gjithëpërfshirës në këtë temë kaq të rëndësishme”, ka thënë Haradinaj.


Haradinaj tha se si rezultat i konsultave që kanë pasur dhe gjendjes që është krijuar në diskutimet publike në Parlament, ka vlerësuar se ky është një veprim i duhur në këtë kohë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori