LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Më thoshin s’bëhet gjë pa aminin e Serbisë, kjo ishte përgjigja ime

Haradinaj: Më thoshin s’bëhet gjë pa aminin e Serbisë, kjo ishte përgjigja ime

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Gremen e Ferizajt, ku po bashkëbisedon me qytetarë të asaj ane.

Haradinaj ka folur edhe për përvojën e tij të rëndë mbi përpjekjet për ndarjen e Kosovës.

Ai ka thënë se ka pasur raste, kur i është thënë se pa “aminin” e Serbisë nuk kryhet kurgjë.


“Kanë dashtë me na dorëzu para Serbisë. Mu m’kanë thanë, pa aminin e Serbisë s’mun i kryjmë puntë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka treguar se si i është përgjigjur kësaj deklaratë, që nuk ka treguar se nga kush i është thënë.

“Thashë moni kshtu, se me prit aminin e Serbisë s’kishmi mujt me u ba kurrë shtet”, ka theksuar Haradinaj.

Ai tutje ka thënë se respekton qytetarët e Ferizajt.

“Kurrë nuk e kam kthy qytetarin prapa”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun

Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun

Magazina
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

Magazina
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA

Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA

Magazina
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori