LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ulim taksat dhe do ta bëjmë Kosovën anëtare të NATO-s

Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ulim taksat dhe do ta bëjmë Kosovën anëtare të NATO-s

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar sot kandidatët për deputetë nga dega e partisë në Vushtrri, duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit direkt të Kosovës në NATO.

Gjatë fjalës së tij, Haradinaj ka vënë theksin te vizioni i tij për një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme për Kosovën.

“Vushtrria është dëshmitare e potencialit të pashfrytëzuar, për shkak të një qeverie që nuk sheh përtej mureve të ndërtesës qeveritare. Në qendër të vizionit tonë është anëtarësimi i Kosovës direkt në NATO përmes Planit Aksional, duke forcuar kështu aleancën e pathyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është rruga e vetme për sigurinë dhe prosperitetin e vendit tonë,” ka deklaruar Haradinaj.


Ai ka shtuar se rinia e Kosovës meriton të ndërtojë të ardhmen e saj brenda vendit, duke i dhënë fund migrimit masiv drejt Evropës.

“Ndërkohë që të tjerët merren me tenderë e subvencione për dostat e tyre, ne do të ulim taksat, do të hapim vende të reja pune dhe do të mbështesim bizneset me kredi të buta. Rinia e Vushtrrisë, ashtu si e gjithë rinia e Kosovës, meriton të ndërtojë të ardhmen këtu, jo në rrugët e Evropës. Do të rrisim pagat dhe pensionet, do të investojmë në arsim cilësor dhe shërbime shëndetësore moderne. Në Vushtrri, do të angazhohemi edhe për përkrahjen e bujqësisë. Tokat pjellore të kësaj ane presin ujë për të dhënë prodhimin, ndërsa fermerët presin një dorë që i mbështet,” ka theksuar ai.

Gjatë prezantimit të kandidatëve, Haradinaj ka vlerësuar lartë përfaqësimin nga Vushtrria.

“Listës sonë për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga Vushtrria i bashkohet z. Mensut Ademi, Doktor i Shkencave Penale dhe Kriminologjisë, ligjërues në disa universitete publike e private në Kosovë. Ai ka qenë luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëmarrës në shumë beteja nga të cilat mban deri më sot plagët e luftës. Kandidatura e tij është një shans i mirë për qytetarët e Vushtrrisë dhe jo vetëm, që interesat dhe kërkesat e tyre të përfaqësohen denjësisht në Kuvendin e Kosovës,” ka përfunduar Haradinaj.

Ky prezantim shënon një tjetër hap në fushatën elektorale të Haradinajt dhe koalicionit të tij, duke vënë në pah prioritetet dhe angazhimet për zhvillimin ekonomik dhe politik të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori