LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj do të takohet me prodhuesit vendorë në Pejë

Haradinaj do të takohet me prodhuesit vendorë në Pejë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj së bashku me Klubin e Prodhuesve të Kosovës do të organizojnë takim me prodhuesit vendorë nga rajoni i Dukagjinit.

Qëllimi i këtij takimit është diskutimi për temat që prekin drejtpërdrejt prodhuesit dhe zhvillimin ekonomik të vendit si dhe përmirësimin e kushteve për prodhuesit vendor.

“Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj së bashku me Klubin e Prodhuesve të Kosovës i fton të gjithë prodhuesit e rajonit të Dukagjinit që të jenë të pranishëm në takimin e përbashkët i cili mbahet nesër me 23 janar, duke filluar nga ora 14:30, në Hotel Dukagjini në qytetin e Pejës. Qëllimi i takimit është diskutimi mbi temat që prekin drejtpërdrejt prodhuesit dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, ka njoftuar Klubi i Prodhuesve.