LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon gjeneralin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, flasin për sigurinë në Kosovë

Haradinaj takon gjeneralin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, flasin për sigurinë në Kosovë

Roli i KFOR-it vazhdon të jetë i nevojshëm në Kosovë dhe ne jemi të përkushtuar si Qeveri që të bashkëpunojmë ngushtë, në të mirë të sigurisë në vend.

Kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti sot në takim njohës komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario.

Me këtë rast, Haradinaj, duke uruar komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral Lorenzo D’Addario, siguroi se do ta ketë gjithë angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të punuar së bashku, duke e bërë Kosovën dhe rajonin një mjedis të qetë dhe të sigurt.


“Ne jemi të hapur që partneritetin tonë ta avancojmë dhe këtë e kemi dëshmuar në të kaluarën dhe do të vazhdojmë angazhimin korrekt si Qeveri për marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme me KFOR-in”, ka thënë Haradinaj.

Më tej, kryeministri Haradinaj dhe gjenerali D’Addario kanë bashkëbiseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Kryeministri Haradinaj, e ka vlerësuar lart rolin e ushtarëve të KFOR-it, për angazhimin e tyre në  Kosovë, ndër vite duke i falënderuar ata për kontributin e tyre në krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

Nga ana e tij, komandanti i ri i KFOR-it Lorenzo D’Addario, ka thënë se do të japë kontributin e tij në sigurimin e paqes në vend.

“Jemi këtu që të kontribuojmë për sigurinë e qëndrueshme. Jam mirënjohës për gatishmërinë që keni treguar si Kryeministër i vendit dhe jam i hapur për bashkëpunim, për qëllimin e përbashkët, sigurinë dhe paqen në vend”, ka thënë D’Addario.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori