Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke zhvilluar ende takimet me krerët e institucioneve të Shqipërisë.

Kryeministri Haradinaj është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit të Republikës se Shqipërisë, Gramoz Ruçi, raporton Telegrafi.


Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura. Pas këtij takimi, kryeministri Haradinaj do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kujtojmë se në orët e paradites, Haradinaj zhvilloi një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. /Telegrafi/

22050848 1447255485393725 2031272361 o

22070373 1447255515393722 200736576 o