LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takohet me gjeneralin e KFOR-it, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Haradinaj takohet me gjeneralin e KFOR-it, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend.

Sipas njoftimit për media Haradinaj ka falenderuar komandantin D’Addario për punën që po bëjnë ushtarët e KFOR-it për krijimin e një klime paqësore dhe një mjedis të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë.

“Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar rolin dhe kontributin e KFOR-it në mbajtjen  e stabilitetit të qëndrueshëm në Kosovë. Bashkëbiseduesit, vlerësuan se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile dhe se bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm”, thuhet në njoftim.


Njoftimi thekson se institucionet dhe të gjithë mekanizmat e sigurisë së Kosovës janë partnerë të përhershëm dhe të besueshëm të misionit të NATO-s për paqe dhe stabilitet.​/Telegrafi/