LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla takohet me deputetin Kamberi, flasin për nevojat emergjente të shqiptarëve në Luginë

Haradinaj-Stublla takohet me deputetin Kamberi, flasin për nevojat emergjente të shqiptarëve në Luginë

Shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, gjatë një takimi sot me shefin e Grupit Parlamentar të opozitës së bashkuar shqiptare Shaip Kamberi, ka biseduar për nevojat emergjente të shqiptarëve në Luginë, përfaqësimin politik dhe të drejtën për arsim në gjuhën amtare.

Ministrja Haradinaj-Stublla tha se është e pakursyer dhe e vendosur përkrahja e Kosovës për shqiptarët në Luginën e Preshevës, ku përmes nismave të fundit do t’iu gjenden bashkëkombësve tanë në këto ditë sfidash por edhe më tej.

Ajo po ashtu tha se është e palëkundshme puna e përbashkët për koordinim të platformës shqiptare për të drejta të barabarta e zhvillim të Medvegjës, Preshevës e Bujanovcit.


Duke shprehur gatishmërinë e plotë për të ndërtuar ura më të forta bashkëpunimi në funksion të koordinimit të veprimeve në të mirë të shqiptarëve në Luginë, shefja e diplomacisë kosovare tha se Kosova është e vendosur për të vulosur drejtësinë jo vetëm për popullin dhe qenësinë e saj, por edhe për bashkëkombësit e saj që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Duke i dhuruar librin emblematik të ish-ushtares së UÇK-së dhe zëdhënëses së Zonës Operative të Dukagjinit, Fetnete Ramosaj me titull ‘KUNDËR HARRESËS: Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999’, si dhe ornamentin e punuar nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, ministrja Haradinaj-Stublla i premtoi Kamberit se do vazhdojë të jetë zë i fuqishëm në avokimin e së vërtetës së shqiptarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori