LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla kundërshton që Kosova të përfaqësohet nga UNMIK në Traktatin e Komunitetit të Energjisë

Haradinaj-Stublla kundërshton që Kosova të përfaqësohet nga UNMIK në Traktatin e Komunitetit të Energjisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka hedhur poshtë çdo mundësi që Kosova të përfaqësohet nga UNMIK në takimet e Traktatit të Komunitetit të Energjisë apo të çdo niveli tjetër.

Gjatë takimit me Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, Haradinaj-Stublla ishte e vendosur për mbrojtjen e integritetit dhe kushtetutshmërisë së Republikës Kosovës, në secilin mekanizëm ndërkombëtar, duke bërë të qartë se koha kur Kosova përfaqësohej nga UNMIK-u ka përfunduar më 17 Shkurt 2008 me Shpalljen e Pavarësisë, dhe është vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Korrik të vitit 2010.

“Është fakt i njohur ndërkombëtarisht tashmë se në Republikën e Kosovës ekziston një realitet i ri politik e ligjor, i bazuar në Deklaratën e Pavarësisë, Kushtetutën, Vendimin e GJND-së dhe ligjet e tjera të aplikueshme. Kjo nënkupton që Republika e Kosovës, në asnjë rast NUK mund të përfaqësohet në çfarëdo nisme ndërkombëtare, nën emërtimin e UNMIK-ut, aq më tepër kur ky mision për ne ka përfunduar me 17 shkurt 2008.” është shprehur Haradinaj-Stublla gjatë takimit, thuhet në njoftimin për media.


Komisioni Evropian synon që të miratojë, më datën 27 nëntor një amendament në Traktatin e Komunitetit të Energjisë, të nënshkruar në vitin 2005 ku palë themeluese ishte edhe Republika e Kosovës por që asokohe përfaqësohej nga UNMIK-u. Kërkesa që Kosova të përfaqësohet nga UNMIK-u mbledhjen e radhës të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, është refuzuar nga Ministrja, e cila ka udhëzuar të gjitha institucionet e vendit që të MOS pranojnë përfaqësimin nën emërtimin UNMIK, me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë, sepse kjo është tendencë e Serbisë, dhe përveç që është jokushtetuese për ne, është rrjedhimisht e jashtëligjshme ndërkombëtarisht, duke rikthyer vëmendjen në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), i cila ka shpallur Deklaratën e Pavarësisë të Republikës së Kosovës, 17 shkurt 2008, në tërësi në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori