LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla kritika ndaj BE-së: Pse duhet Kosova të fajësohet për sundim të ligjit, ndërkaq Serbia të mbetet qendër kryesore ruse në Ballkan?

Haradinaj-Stublla kritika ndaj BE-së: Pse duhet Kosova të fajësohet për sundim të ligjit, ndërkaq Serbia të mbetet qendër kryesore ruse në Ballkan?
Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla në një intervistë në “Përballje” në Telegrafi.com

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar lidhur me situatën e fundit politike të krijuar pas mbylljes së katër komunave paralele serbe.

Haradinaj-Stublla në një reagim në Facebook, ka shkruar se pasojat serioze për sigurinë në veri të vendit, vijnë si rezultat i dialogut të pa definuar, të pa-afat, të pa mbikëqyrur të BE-së që lejuan Serbinë të vazhdojë e pa sanksionuar për mos-zbatim të marrëveshjeve ekzistuese.

“Ende nuk kemi kufij të funksionalizuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – pavarësisht se marrëveshja IBM është nënshkruar në vitin 2011 – duke lejuar kështu kriminelët dhe kontrabandën (armë dhe mallra të tjera) të hyjnë të papenguar në Kosovë;


Ende nuk kemi liri të lëvizjes në pjesën veriore të Kosovës për qarkullim të përgjithshëm – pavarësisht se në vitin 2014 është nënshkruar marrëveshja për hapjen e Urës së Ibrit – duke mundësuar kështu mbajtjen/izolimin e enklavave ilegale serbe pa bashkëpunim me autoritetet e Kosovës”, ka shkruar ish-ministrja e Jashtme.

Ajo ka theksuar se ende nuk kemi shpërbërje reale të strukturave paralele të paligjshme të Serbisë në Kosovë dhe ndërprerje të pagave nga Serbia “pavarësisht se Marrëveshja e Integrimit të Mbrojtjes Civile është nënshkruar në vitin 2015 – duke lejuar kështu fuqizimin e bandave kriminale të Serbisë për të kërcënuar dhe frikësuar serbët në veri (dhe kërcënuar sigurinë si psh. agresioni në Banjskë)”.

Haradinaj-Stublla ka pyetur se pese Kosova duhet të mbetet e bllokuar drejt BE-së e NATO-s dhe të fajësohet për avancimin e sundimit të ligjit në territorin e vet, ndërkohë që Serbia vendosmërisht të mbetet qendër kryesore ruse në Ballkan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori