LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj Stublla bisedë me homologun kanadez, konfirmohet lidhja e forte TransAtlantike midis Kosovës dhe Kanadasë

Haradinaj Stublla bisedë me homologun kanadez, konfirmohet lidhja e forte TransAtlantike midis Kosovës dhe Kanadasë

Kosova dhe populli i saj kanë gëzuar gjithmonë mbështetjen e Kanadasë në të gjitha proceset tona të rëndësishme, tha Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, gjatë bisedës me homologun e saj kanadez, François-Phillipe Champagne.

“Në një telefonatë shumë miqësore me Ministrin e Jashtëm të Kanadasë, z. Champagne, theksova rëndësinë e lartë që Kosova i kushton lidhjes Trans-Atlantike, duke shprehur mirënjohjen e lartë të Kosovës për miqësinë me Kanadanë”, tha ministrja Haradinaj-Stublla.

Gjatë kësaj bisede u diskutua momentumi i rëndësishëm i krijuar në rajon me Marrëveshjen e Zotimeve për Normalizim Ekonomik, aspirata e Kosovës për integrim të plotë në strukturat Euro-Atlantike, si dhe situata me pandeminë COVID-19.


Ministri kanadez Champagne nga ana e tij i konfirmoi homologes Haradinaj-Stublla miqësinë e qëndrueshme të Kanadasë, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen edhe më substanciale për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori