“Jemi këtu në vendin e sakrificës, në vendin e kthesës, në Prekaz, në varrezat e familjes Jashari, Komandantit Legjendar Adem Jashari. Përulemi me respekt. Lavdi të rënëve për liri dhe urime Kosovë dhjetëvjetori i Pavarësisë. Urime shqiptarëve kudo që janë”, tha Kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj, pas homazheve tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

I shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, kryeministri Haradinaj, më pas ka vazhduar me homazhe edhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, në varrezat e dëshmorëve në Velani dhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.


Në këtë ditë, kryeministri Haradinaj ka kujtuar sakrificën e të rënëve për liri dhe punën e palodhshme të presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova për pavarësinë e vendit.

“Urime 10 vjetori i Pavarësisë gjithë qytetarëve të Kosovës, shqiptarëve kudo që janë. Nderojmë sakrificën, punën e madhe dhe flijimet e atdhetarëve. Në këtë rast, nderojmë presidentin historik Ibrahim Rugova, nderojmë veprën e tij për pavarësinë e Kosovës. Urime!”, ka thënë kryeministri Haradinaj. /Telegrafi/

16 02 2018 ZKM 2

28124816 1598150690304203 60253575 o

28125191 1598150476970891 1636081564 o

28170560 1598150643637541 294736301 o

28171467 1598156053637000 316519913 o