Site icon Telegrafi

Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova nga pasojat tjera

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti qysh sonte duhet shkarkuar nga pozita e kryeministrit.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në emisionin “Debat Plus” ka thënë se sot po ndodh një shqetësim për sigurinë e vendit dhe është duke ndodh një shqetësim i partnerëve tanë në sigurinë në ne si “partnerë të pabesueshëm”.

Lexo po ashtu Haradinaj – Kurtit: Mos e bëj më asnjë hap pa amerikanë, je duke e fundosur suksesin e Kosovës

“Për logjikën time, shkuarja e Kurtit është një porosi për t’u ndalur ndëshkimet për Kosovën, mos të vazhdojë më goditja për Kosovën, nuk besoj që ka mënyrë tjetër”, ka thënë Haradinaj.

“Shkarkimi i tij (Kurtit) mund të shpëtonte edhe Kurtin prej ndonjë pasoje personale sepse nuk është më ai që ka faj. Vazhdimi i kësaj gjendje sipas bindjes sime është me dëme, me pasoja, me humbje për Kosovën, sonte në mesnatë me thirrë një seancë parlamentare me shkarku Kurtin,… e ‘pshton’ Kosovën prej pasojave tjera”, ka thënë tutje ai.

Exit mobile version