LAJMI I FUNDIT:

Takimi i Berlinit, Haradinaj: Shpresoj që nuk do të kemi qëndrime të kundërta me Thaçin

Takimi i Berlinit, Haradinaj: Shpresoj që nuk do të kemi qëndrime të kundërta me Thaçin

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur edhe për takimin e Berlinit i cili do të mbahet më 29 prill.

Haradinaj ka thënë se ky takim është multilateral e jo bilateral.

Kryeministri tutje ka deklaruar se para se të niset për në takim, do të diskutojmë me presidentin Hashim Thaçi.


“Samiti i Berlinit nuk është takim bilateral, edhe pjesa e parë edhe pjesa e dytë, mendoj që qëndrimet që I ka mbajt Qeveria janë të Kosovës jo vetëm të kryetarit të Qeverisë, kam shpresë se nuk do të kemi shpërputhje me presidentin”, shtoi ai.

Haradinaj theksoi se do të kenë kohë për diskutuar me Thaçin për qëndrimet e Kosovës në samitin e Berlinit

“Do të kemi kohën me bisedua me presidentin para ngjarjeve dhe do të harmonizohemi por unë skam qëndrim tjera pos atyre qe i kemi paraqit”, tha Haradinaj. /Telegrafi/