LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj sërish i kërkon Kurtit shtyrjen e vendimit për targat: Në vend të demagogjisë, pranoni kërkesat e SHBA-së

Haradinaj sërish i kërkon Kurtit shtyrjen e vendimit për targat: Në vend të demagogjisë, pranoni kërkesat e SHBA-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj edhe njëherë ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti ta merr parasysh kërkesën e SHBA-së dhe vendeve të QUINT-it për targat.

Ai thotë se populli i Kosovës dhe aleatët tonë të sigurisë i dinë shumë mirë qëllimet e Serbisë, sponzorëve dhe satelitëve të saj por që sipas tij kanë kërkuar nga Kosova pezullimin e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se kërkesa në fjalë nuk është vetëm politike, por lidhet edhe me sigurinë.


“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes zyrtarëve të saj, që nga Ambasadori Hovenier e deri te Sekretari i Shtetit z.Blinken, kërkuan nga Kosova pezullimin e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale. Kësaj kërkese iu bashkuan edhe vendet e QUINT-it por edhe vendet e tjera të NATO-s, aleate tonat në siguri”.

Opozitari thotë se Kurti nuk është i interesuar për sigurinë e Republikës së Kosovës.

“Ata që dalin jashtë kësaj kërkese nuk punojnë në interes të sigurisë së vendit tonë e as të zbatimit të ligjit. Kurti me demagogët e vet, qoftë në qeveri e qoftë jashtë saj, nuk janë me aleatët e sigurisë dhe as nuk janë të interesuar për sigurinë e Republikës së Kosovës”.

“Kjo situatë është bardh e zi. Në vend që të vazhdohet me demagogji, menjëherë duhet të pranohet kërkesa e Amerikës, QUINT-it dhe aleatëve të tjerë të NATO-s për shtyrjen e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Ndryshe, të dielën në veriun e Kosovës u mbajtën protesta të organizuara nga Lista Serbe, një ditë pas vendimit për t’u tërhequr nga institucionet e vendit.

Përfaqësuesit politikë të serbëve në veriun e Kosovës akuzuan qeverinë e Kosovës për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit.

Kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, dhanë dorëheqje nga postet e tyre së bashku me këshilltarët komunalë nga radhët e Listës Serbe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Siguri
Pjesëtarë të forcës strategjike të NATO-s shfaqen te Ura e Ibrit dhe në veri të Kosovës, KFOR-i del me njoftim

Pjesëtarë të forcës strategjike të NATO-s shfaqen te Ura e Ibrit dhe në veri të Kosovës, KFOR-i del me njoftim

Siguri
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Kronika e Zezë
Serwer: SHBA duhet të korrigjojë gabimet diplomatike në Kosovë dhe Bosnje

Serwer: SHBA duhet të korrigjojë gabimet diplomatike në Kosovë dhe Bosnje

Lajme
Kalo në kategori