LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Qeveria mbështetëse e sektorit privat

Haradinaj: Qeveria mbështetëse e sektorit privat

“Qeveria e Kosovës do ta vazhdojë mbështetjen e vazhdueshme të sektorit privat si një nga gjeneruesit e vendeve të punës dhe si kontribuues dhe taksapagues mjaft të fuqishëm në buxhetin e Republikës së Kosovës”, kështu tha Kryeministri Ramush Haradinaj, pasi priti në takim një Delegacion nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë, të kryesuar nga Mrika Selimaj, drejtoreshë e kësaj shoqate.

Ai është njoftuar nga drejtoresha Mrika Selimaj dhe anëtarët e delegacionit me sfidat me të cilat janë duke u përballur tregtarët e Kosovës, dhe për një varg çështjesh tjera, si projektet për pastrimin e Kosovës; Ligji mbi mbrojtjen e konsumatorit; Aparatet shërbyese (POS) për pagesa me kartelë në markete; Ligji i TVSH-së përmes të cilit mund të rregullohen Kallo-humbjet të cilat bizneset paguajnë TVSH, si dhe për Ligjin mbi tregtinë e brendshme.

“Do të jemi mbështetës të fuqishëm të sektorit privat, dhe të prodhuesve vendorë, duke mos anashkaluar edhe këtë sektor të rëndësishëm”, tha kryeministri Haradinaj.


Ai ka kërkuar që edhe bizneset private të jenë bashkëpunuese në këtë proces të fuqizimit të shtetit dhe të prodhimeve vendase përmes krijimit të hapësirave të duhura dhe promovimit të produkteve vendore.

“Me gjithë ligjin, i cili parashihet të hyjë në fuqi, për vendosjen e flamujve të origjinës në të gjitha produktet, ekziston gatishmëri e përbashkët që në fazën e parë, për arsye teknike, senzibilizimi të bëhet përmes ekspozimit të flamurit të Kosovës, si sinjal i fuqishëm për konsumatorin për fuqizimin e prodhimit vendor”, ka thënë Haradinaj.

Nga ana e tyre, Mrika Selimaj, drejtoreshë e shoqatës Rrjeti i Shitësve me Pakicë dhe delegacioni falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke thënë së presin mbështetjen e Qeverisë në tejkalimin e sfidave me të cilat përballet ky sektor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
Kalo në kategori